Ballina Lajme Te burgosurit e shqetesonin,Sajmir Tahiri largohet nga burgu i Fierit.Maks Haxhia:...

Te burgosurit e shqetesonin,Sajmir Tahiri largohet nga burgu i Fierit.Maks Haxhia: Arsyet pse kerkoje transferim në Lushnje

1

Kur kanë kaluar 5 muaj nga dënimi me burg, Saimir Tahiri është i pakënaqur me kushtet e burgut të Fierit. Sot ABC mësoi se Tahiri ka pasur një konflikt me drejtorin e burgut Arjan Hasani, ndërsa është transferuar në burgun e Lushnjes.

Avokati i Tahirit, Maks Haxhia, ishte i ftuar sot në “Radarin Informativ”, ku u shpreh se nuk ka dijeni për konfliktin Tahiri- Hasani.  Haxhia shtoi se e takon vazhdimisht Tahirin ndërsa tha se ai është më i disiplinuari.

“Ka kërkuar vetë të shkojë në Lushnje dhe atje ka shumë të dënuar, që janë autorë të dënuar për vepra të ndryshme, edhe për shkak të aksesit të lehtë në burgun e Lushnjes nga familja e tij. Nuk e di për kushtet dhe rregullat. Nuk më është ankuar për rregullat e forta. Ai ka qenë i disiplinuar dhe bashkëpunues. Unë nuk di gjë. Do e takoj të hënë. Është lëvizur për në Lushnje.” tha Maks Haxhia.

Haxhia u shpreh se dy arsyet se pse Tahiri u transferua janë që familja e tij të aksesoje më shpesh për vizita dhe për shkak të të dënuarve të shumtë që janë në burgun e Fierit.

“Një njeri që abuzon rregullat s’ka pse të bëjë sherr me drejtorin. Ai është administratori dhe rregulli është rregull. Për të lëvizur ka 10 ditë që kërkon të lëviz për në Lushnje. Ai ka kërkuar që në ditën që është ndaluar. Duke parë kushtet tek burgu i Fierit ka kushte më bashkëkohore.” tha Maks Haxhia./abcnews.al/