Ballina Bota Sa keq, Vladimir ia ke bërë vetes’, Hillary Clinton ironizon Putinin për...

    Sa keq, Vladimir ia ke bërë vetes’, Hillary Clinton ironizon Putinin për zgjerimin e NATO-s

    14

    Ish-sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton ka ironizuar presidentin rus Vladimir Putin, në lidhje me deklaratë të bërë më herët ku i referohej zgjerimit të NATO-s.

    ”Sa keq, Vladimir, ia ke bërë vetes”, ka thënë me ironi Clinton.

    Pas kthimit në Departamentin e Shtetit për zbulimin e portretit të saj zyrtar, Klinton ndër të tjera shprehu neveri për politikat e ish-presidentit republikan Donald Trump, të cilin e kishte mundur në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA, shkruajnë mediat e huaja.

    Sakaq, Clinton iu drejtua gjithashtu skepticizmit që mund të kishin aleatët nëse SHBA-ja do të vazhdonte të ndihmonte Ukrainën. Ajo tha se presidenti demokrat i SHBA-së Joe Biden u përpoq të përmbushte shumë nga prioritetet e administratës së Obamës.