Vazhdojnë punimet e ndërmarrjes së punëve publike në bashkinë e Fierit të fokusuara tashmë sa në zonat periferike të qytetit, ashtu dhe në brendësi të lagjeve të tij. Aktualisht fokusi është përqendruar në investimet në rrugët “Tako Dishnica” dhe “5 Maji” të cilat janë dy rrugë në brendësi të lagjes “1 Maji”.
Duke u nisur nga synimet e investimeve që të jenë sa më të kompletuara në të gjitha drejtimet, të kanalizimeve, trotuareve, ndriçimit dhe sinjalistikën horizontale dhe vertikale, plotësohet synimi për të mbajtur një standard të ri infrastrukturor i cili tashmë është vendosur thuaj në të gjitha punimet e kësaj bashkie.
Me këto investime kryetari i bashkisë së Fierit Armando Subashi plotëson synimet e tij për një qytet që duhet të ndryshojë në çdo ditë të vitit. Aktualisht këto investime po kryhen nga buxheti i viti 2023. Fieri është shndërruar në një kantier ndërtimesh dhe investimesh duke ngushtuar kështu diferencat mes qendrës dhe zonat rrethina të tij, me qëllim rritjen e nivelit të jetesës së komunitetit dhe standarde të reja investimesh./Tv Kombi/