Ballina Lajme Rruga “Muharrem Agolli” një shembull në qytetin e Fierit sesi lihet pas...

Rruga “Muharrem Agolli” një shembull në qytetin e Fierit sesi lihet pas një situatë kaotike dhe zhvillohet një infrastrukturë moderne.

1

Realitete të ndryshuara në bashkinë e qytetit të Fierit nga njëri mandat në tjetrin të kryebashkiakut Armando Subashi. Një nga gangrenat e qendrës së qytetit të Fierit, një aks rrugor që çonte në dyert e xhamisë së Fierit, rruga “Muharrem Agolli” kërkonte rehabilitim.

E njohur si një zonë në të cilën zhvillon aktivitetet e tyre një numër i larët biznesesh të qëndrueshme, kjo situatë linte shumë për të dëshiruar. Ngrehina të gjymtuara nga vitet, fasada të cilat ngjanin si një pikturë e keq, pa trotuarë , pa pemë dekorative, pa ndriçim normal e mbi të gjitha me një rrugë pa bazament dhe plot me gropa. Në dimër ujë e llucë në verë pluhur në majë të qiellit.

Por sot askush nuk do ta besojë se si ka qenë ajo kohë në të cilën banorët kanë jetuar, por edhe bizneset kanë punuar. Sot nga një rrugë kaotike, që frekuentohej vetëm gjatë ditës për arsye të aktiviteteve private, sot është kthyer në një shëtitore dhe zonat më të populluara të qytetit, duke i dhënë njëkohësisht biznesit përreth një qasje të re.

Tashmë kjo zonë njeh ndriçim, parqe dhe stola, rrugë dytësore të mirëmbajtura dhe të rrethuar nga shkurret e gjelbëruara dhe pemët dekorative. Me këtë optikë të punës cilësore dhe të qëndrueshme si investime është punuar në zhvillimin e infrastrukturës rrugore, por jo vetëm./Tv Kombi/