Ballina Lajme Politike Rritja me 7% e pagave për mjekët dhe infermierët, Rama: Më e...

Rritja me 7% e pagave për mjekët dhe infermierët, Rama: Më e madhja në histori, ambicia jonë është autonomia spitalore

2

Kryeministri, Edi Rama e konsideroi rritjen më të madhe në histori rritjen me 7% pagave të mjekëve dhe infermierëve në vendin tonë. Gjatë një takimi të zhvilluar me mjekë dhe infermmierë në QSUT, ku ishte e pranishme edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Rama tha se me rritjen e fundit të bërë, paga e mjekëve të përgjithshëm do shkojë deri në 59 mijë lekë të reja.

“Rritja më e madhe historike e pagave, për të cilën kemi gëlltitur shumë gjera më durim sepse nuk është vetëm çështje dëshire, por edhe mundësish. Kur ekonomia merr frymë, rritet, kjo rritje pagash është pasqyra direkte e një rritjeje të qëndrueshme të ekonomisë që ka përballuar ato goditjet e forta që ju i dini. Keni qenë ju në vijnë e parë për të përballuar ekonominë. Ne kemi bërë një rritje të pagave për mjakët specialist dhe nga ana tjetër kemi një zotim për rritjen me 7% të pagave për mjekët e infermierët në tërësi. Kjo do të bëhet për mjekët e përgjithshëm dhe infermierë. Paga e mjekëve të përgjithshëm, do të rritet me 59 mijë lekë, këto bishtat mos i merrni fiks se mund t’ju ndryshojnë. Paga e infermierit do të shkojë 72 mijë, por ky është hapi i parë se në harkun midis dy prillave do e plotësojmë kuadrin, për momentin mjekët shpresoj nuk do të kërkojnë më shumë.  Mjekët specialist në QSUT do e kenë pagën 174 mijë lekë, ndërsa mjekët e përgjithshëm do të shkojnë 131 mijë lekë dhe infermierët 87 mijë”- tha Rama.