Ballina Lajme Politike Rritja e pagave, Rama u përgjigjet kritikave të opozitës: Mos flisni në...

Rritja e pagave, Rama u përgjigjet kritikave të opozitës: Mos flisni në emër të shqiptarëve, s’kanë as 2 javë që “folën”

0

Edi Rama: Jam shumë i impresionuar nga kurajoja për të adresuar parlamentin në emër të shqiptarëve. Shqiptarët sapo kanë folur nuk ëështë bërë akoma java e dytë dhe kanë folur aq qartë sa natyrisht kanë tronditur një pjesë të atyre që nuk duan të dëgjojnë. Është shumë komike të flitet në emër të shqiptarëve. Flitet në emër të shqiptarëve se braktisën politikën, zgjedhjet apo në emër të të rinjve që ishin të pakët në votime. Shqiptarët nuk na kanë braktisur ne, por një pjesë nga ne. Shqiptarët jo vetëm që nuk na kanë braktisur por na kanë mbështetur më shumë se asnjë herë më parë. Kjo bëhet edhe më e rëndësishme, po ta vësh re se nuk është fenomen për zgjedhjet vendore; partitë e mëdha bien; partitë e vogla rriten si rezultat i numrit të kandidatëve. Në komunitetet e vogla është e lidhur vota me personin.