Çimimi i naftës në Shqipëri ka pësuar sërish rritje. Bordi i transparencës ka vendosur që nafta në treg të shitet me 239 lekë, nga 221 lekë që është shitur deri ditën e sotme.
Ndërkohë që rritje ka pësuar çmimi i benzinës, nga 202 lekë do të shitet me 205 lekë.
Kurse çmimi i gazit do të mbetet i pandryshuar.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 23 Gusht ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.