Policia e Kosovës ka reaguar pas sulmit të dy shqiptarëve në veri të Mitrovicës. Sipas policisë autorët që kanë kryer sulmin, kanë qenë të maskuar dhe të organizuar.
Mësohet se shqiptarët kanë qenë në hyrje të sheshit, kur janë sulmuar nga një grup kriminelësh.
“Njësitet policore kanë ndërhyrë menjëherë për të parandaluar sulmin, përderisa personat e dyshuar kanë ikur në drejtime të ndryshme të qytetit. Si pasojë e sulmeve dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.