Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Nevada të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku 5 persona humbën jetën si pasojë e një aksidenti ajror.
Mësohet se si pasojë e rrëzimit të helikopterit të ndihmës së shpejtë nuk ia dolën të mbijetonin piloti, dy mjekët si dhe pacienti dhe familjari i tij që e shoqëronte.
Ngjarja ndodhi në Stagecoach, shumë pranë qytetit të Reno, ndërkohë që shkaqet e aksidentit ajror janë ende të paqarta