Ballina Lajme Rrëzimi i helikopterit në Kiev/ Xhaçka mesazh ngushëllimi popullit ukrainës

Rrëzimi i helikopterit në Kiev/ Xhaçka mesazh ngushëllimi popullit ukrainës

1

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka shprehur ngushëllime qeverisë dhe popullit të Ukrainës për humbjen nga jeta të 18 personave, mes tyre ministri i Brendshëm, Denis Monastyrsky si edhe dy zyrtarë të tjerë si pasojë e rrëzimit të një helikopteri mbi një kopësht fëmijësh. “Lutjet tona shkojnë për popullin e Ukrainës”, thekson në mesazhin ngushëllues, ministjra Xhaçka.

Ne ofrojmë ngushëllimet tona të përzemërta për qeverinë dhe popullin e Ukrainës për humbjen tragjike të jetëve të ministrit Monastyrsky dhe zyrtarëve dhe civilëve të tjerë, duke përfshirë fëmijë në një rrëzim helikopteri, pranë Kiev. Zemrat dhe lutjet tona shkojnë për popullin e Ukrainës”, shkruan Xhaçka.

Lajmi tragjik i aksidentit me helikopter në Kiev ku humbën jetën 18 persona me tyre edhe ministri i Brendshëm, Denys Monastyrsky ka trishtuar edhe ministrin tonë të Brendshëm, Bledi Çuçi. Në një postim në Facebook, Çuçi shkruan se bashkohet me hidhërimin e familjeve të viktimave, drejtuesve politikë dhe popullit të Ukrainës.

Jashtëzakonisht i trishtuar pas lajmit tragjik të aksidentit me helikopter dhe humbjes së kolegut dhe partnerit të respektuar Denys Monastyrsky në Brovary sot. Bashkohem me hidhërimin e familjeve të viktimave, drejtuesve politikë dhe popullit të Ukrainës”, shkruan ministri. 

Një helikopter u rrëzuar mbi nje kopësht fëmijësh këtë të mërkurë në Ukrainë.  Si pasojë mbetën të vrarë 18 persona, më së shumti fëmijë. Po ashtu të vrarë mbetën ministri i Brendëshëm, Denis Monastyrsky si edhe dy zyrtarë të tjerë. Helikopteri i përkiste shërbimeve të emergjencës shtetërore të Ukrainës, megjithëse shumë nga detajet e incidentit mbeten të pakonfirmuara për momentin.

/rtsh.al/