Një familje kosovare u shpëtua nga mbytja nga Policia kufitare e Vlorës.
Një skaf me 5 persona dha alarmin sos në zonën pas Karaburunit.
Alarmi u dha pas një defekti në motor i cili ka sjellë dhe rrezik mbytje te mjetit lundrues me pesë persona në bord midis tyre dhe një fëmijë, të gjithë nga Kosova.
Në vendin e quajtur Skalom te Beget mbas Karaburunit dhe rreth 1 milje larg bregut policia kufitare ka gjetur skafin. Ata kanë bërë të mundur tërheqjen drejt Tri Portit dhe pesë personat në bord janë mirë.
Mjeti i familjes nga Kosova mbeti pa karburant 1 milje nga bregu.