Një person i cili dyshohet të ketë probleme të shëndetit mendor është vënë në shenjestrën e policisë së Elbasanit.
Uniformat blu të sinjalizuar nga banor të zonës se Shushicës kanë shkuar në banesën e këtij të fundit për ta ndaluar.
Nga kqyrja paraprake ka dyshime se në banesën e këtij personi gjenden dy kallupë të vegjël tritoli.
Policia ka rrethuar banesën dhe në minutat në vijim pritet një deklaratë e detajuar nga policia.