Ballina Lajme Rrënqethëse/“Alo mami! Po na ndjekin”, telefonata e fundit e Diklen Vatës me...

Rrënqethëse/“Alo mami! Po na ndjekin”, telefonata e fundit e Diklen Vatës me të ëmën: Do na vrasin!

1

Detaje te reja bëhen me dije në lidhje me atentatin e Fushë-Krujës me 3 viktima.

Gazetarja Xhensila Kodra bën me dije për abcnews.al se sipas dëshmisë së familjarëve të Diklen Vatës, tre të rinjtë kishin pikasur se po ndiqeshin nga persona të panjohur. Vata, referuar dëshmisë, kishte marrë në telefon nënën dhe motrën duke i shprehur këtë shqetësim: “Po na ndjekin”.

Po ashtu, në saj të kamerave të sigurisë, por edhe dëshmisë të shokut të viktimave është zbuluar itinerari i fundit që kanë përshkruar para atentatit.

Gjatë paradites ata kanë qenë në një lokal në Rinas, ndërsa në mesditë ishin në një restorant të njohur afër mbikalimit të Fushë-Krujës. Aty kanë parkuar makinën “Volkswagen Passat” dhe një shoku i tyre me makinë dërgoi deri në Kamzë te një servis ku kishin lënë një tjetër makinë për riparim.

Duke qenë se makina nuk ishte gati ata janë kthyer po me mjetin e mikut të tyre, deri tek restoranti ku kishin “Passatin”. Disa minuta më pas dolën prej aty dhe morën drejtimin për tek mbikalimi i Fushë-Krujës. Në këtë të fundit ata u ndeshën me breshërinë e plumbave.

Nga ana tjetër, edhe automjeti që u gjet i djegur 12 orë pas ngjarjes në fshatin Ahmetaq i ka kaluar për verifikimet e policisë së Fushë-Krujes, nëse është alibi për të shpërqendruar hetimet. Por ka dyshime se mjeti ka qenë i autorëve, të cilët pasi dogjën dhe këtë automjet, janë larguar nga zona me tjetër mjet.

Pista kryesore vijon të jetë përplasja mes grupeve kriminale ndërsa personat e dyshuar dhe që mund të kenë dijeni për ngjarjen nga Fushë-Kruja dhe Nikla prej gati një jave rezultojnë të jenë larguar nga vendi në mënyre të rregullt. Kjo është vërtetuar nga sistemi TIMS.