Ballina Lajme Rrëfim rrënqethës/ “Ata janë krejt bota jonë”: Gjyshërit nga Kosova udhëtuan pa...

Rrëfim rrënqethës/ “Ata janë krejt bota jonë”: Gjyshërit nga Kosova udhëtuan pa viza për të parë për herë të parë nipin dhe mbesat

9

Teksa po pinin kafenë e zakonshme të mëngjesit në Prishtinë, ditën e parë të vitit 2024, Palokë Berishaj bashkë me gruan e tij, Radicën, morën një telefonatë me një kërkesë jo aq të zakonshme.

I biri Viktori, që jeton në Bruksel të Belgjikës, iu tha të bëhen gati për një fluturim pasdite, që do t’i dërgonte ata për një vizitë të shpejtë atje për të takuar nipin dhe mbesat.

 

“Mendoja se po bën shaka, mu rrënqeth trupi”, thotë Paloka në postimin e tij, për të cilin udhëtimet për në Evropë nuk kanë qenë aq të thjeshta për vite me radhë.
Por, me nisjen e vitit 2024, qytetarëve të Kosovës iu mundësua udhëtimi pa viza, Në atë që njihet si zona Schengen, e që përbëhet prej 27 vendeve të Evropës.
Si Paloka e Radica edhe shumë gjyshër, prindër , motra dhe vëllezër , këtë vit të ri janë bashkuar me të dashurit e tyre që jetojnë jashte vendit .
Kosova ishte e fundit nga rajoni i Ballkanit Perëndimor që e fitoi këtë të drejtë. Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut e kishin nga viti 2009, ndërsa Shqipëria dhe Bosnje e Hercegovina nga viti 2010.