Ballina Lajme Rrahu qenin,por e filmuan,lushnjari përfundon në polici.

Rrahu qenin,por e filmuan,lushnjari përfundon në polici.

12

Keqtrajtimi i kafshëve dënohet me ligj.

Gjithnjë e më shumë po denoncohen raste të kësaj natyre. Dhe autorët përfundojnë para drejtësisë.

I tillë është edhe rasti i një lushnjari i cili ka dhunuar e më pas ka hedhur në shatërvan qenin e tij.

Policia vendore informon se ‘në lidhje me një video të postuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një shtetas, duke keqtrajtuar një kafshë shtëpiake (qenin e tij), ju sqarojmë se: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën dhe shoqërun në Komisariat shtetasin që shfaqet në video. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Gj., 53 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”, pasi në lagjen “Kongresi”, Lushnjë, ky shtetas ka hedhur qenin e tij duke e keqtrajtuar, në shatervanin me ujë.’