Komisioni i Rithemelimit ka publikuar ditën e sotme emrat e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, për të cilët delegatët votuan ditën e djeshme në Kuvendin Kombëtar.
Në një konferencë për mediat menjëherë pas përfundimit të procesit të numërimit të votave, Albana Vokshi ka deklaruar se Kuvendi i 30 prillit tregoi se tashmë në PD nuk ka më kryetarokraci dhe se çdo vendim e merr anëtarësia.
Në listë vihen re dhe personazhe të njohur në fusha të ndryshme, si mjekësi apo art. Disa prej anëtarëve janë:
Aldo Bumçi, Aleksandër Biberaj, Andi Mustafaj, Arben Imami, Arben Ristani, Bujar Kapexhiu, Edit Harxhi, Eno Bozdo, Fatbardh Kadilli, Florjana Garo, Genc Pollo, Ilir Alimehmeti, Ivi Kaso, Jamambër Malltezi, Julian Deda, Rudina Hajdari, Voltana Ademi.
Vokshi shpjegoi se pjesë e listës së emrave të anëtarëve janë dhe anëtarë nga Forumi rinor i PD-së dhe nga Lidhja Demokratike e Gruas.
“Nuk ka më kryetarokraci por çdo vendim e merr anëtarësia. 50 për qind e anëtarësisë janë të ardhur nga organizatat partnere nga Forumi Rinor dhe lidhja Demokratike e Gruas. PD është më e fortë e më e bashkuar, por edhe më e hapur për të rinjtë dhe zonjat. Ka qenë një poçes jo i lehtë pasi fletët ishin me 425 emra dhe shumë fletë kishin të përzgjedhur edhe 140 apo 150 emra, ndaj dhe na mori më shumë kohë.”- tha Vokshi.