Ballina Lajme Risktrukturimi i ndërmarrjeve të shërbimeve publike në bashkinë e Fierit një model...

Risktrukturimi i ndërmarrjeve të shërbimeve publike në bashkinë e Fierit një model në shkallë vendi në këtë drejtim.

1

Gjatë dy mandateve të punës së tij si kryetar i bashkisë së Fierit, Armando Subashi ka konceptuar dhe vënë në përdorim një risi në drejtim të realizmit të shërbimeve që iu ofrohen qytetarëve në qytet dhe në njësitë administrative.

Pa frikë sot mund të quhet një model suksesi punën e ndërmarrjes së ujitjes dhe kullimit, e cila në një kohë shumë të shkurtër mundi të realizojë një punë kolosale që, jo vetëm nuk ishte bërë për dekada të tëra, por as mendohej se mund të bëhej ndonjëherë.

Kjo ndërmarrje arriti të eliminonte dhe minimizonte shumë problematika përmbytjesh si në lumin Gjanica, që ishte kthyer në një ankth për qytetarët, apo të sipërfaqeve të tëra të tokave bujqësore dhe trojeve në zonat rurale. Siguroi kullimin e qindra ha toka bujqësore të zhytura prej vitesh nën ujë dhe ujitjen e qindra të tjerave që ishin lënë djerr pikërisht nga mosujitja dhe ineficenca.

Një transformim nga njëri mandat në tjetrin është shënuar edhe për ndërmarrjen e ujësjellës kanalizimeve duke zgjidhur në kohë të shpejtë problematikat në këtë drejtim që paraqiten nga ana e banorëve. Nga një mirëfunksionim tashmë janë shënuar rezultate të kënaqshme pas risktrukturimit të ndërmarrjes së shërbimeve publike, pastrim gjelbërimin, si edhe ndërmarrjes së shërbimeve rurale.

Përmes këtij modeli është bërë e mundur që të shmangen procedurat e tejzgjatura të tenderimit, duke fuqizuar këtë sektor dhe i kryer investimet vetë, çka ka ulen ndjeshëm shpenzimet. Nga kjo praktikë arrihet të sigurohen më shumë investime dhe shërbime të shtuara në favor të qytetarëve./Tv Kombi/