Ballina Lajme Politike Rinia fierake në qendër të vëmendjes së kryebashkiakut Armando Subashi pasi synimet...

Rinia fierake në qendër të vëmendjes së kryebashkiakut Armando Subashi pasi synimet dhe ambiciet në këtë drejtim janë akoma dhe më të larta.

0

Të rinjtë do të zënë një vend të merituar dhe shumë të ndjeshëm në politikat e kryetarit të bashkisë së Fierit Armando Subashi edhe për mandatin e ardhshëm pasi synimet dhe ambiciet në këtë drejtim janë akoma dhe më të larta.

Të rinjtë fierakë në të gjithë bashkinë e Fierit kanë qenë të përfshirë në takime dhe aktivitete të ndryshmet të organizuar me synimin e vetëm atë të edukimit, formimit dhe ngritjes intelektuale të tyre në fusha të ndryshme.

Thuaj të gjitha iniciativat rinore kanë njohur një mbështetje të fortë nga ana e bashkisë së Fierit, ndërkohë që drejtoritë përkatëse të saj si ajo e artit dhe kulturës, ajo e zyrës arsimore, por edhe qendrat sportive   ka pasur të hartuara dhe zbatojnë një sërë politikash në mbështetje të rinjve dhe të reja.

Ndërkohë që Qendra Kulturore e Fëmijëve në qytetit e Fierit prej vitesh ka qenë një qendër në të cilën jam formuar dhe kanë marrë rrugën e artit dhe zhvillimin e çdo pasioni të fëmijëve të sistemi nëntëvjeçar.

E veçanta e kësaj qendër është pasi bashkia e Fierit duke e pasur si një pikë të rëndësishme për edukimin dhe nxitjen e talenteve ka kryer një rikonstruksion të jashtëm dhe të brendshëm të mjediseve të saj. Në këtë mënyrë fëmijët ushtrojnë një aktivitet tërësisht në kushte bashkëkohore duke plotësuar interesat e saj.

Ngritja e Qendrës së Aktiviteteve Kulturore në Fier solli ndryshime rrënjësore në jetën kulturore të qytetit. Kjo për faktin se të rinj të grupmoshave të ndryshme, gati çdo ditë marrin pjesë në aktivitetet që zhvillohen nga kjo qendër kulturore. Takimet realizohen në formën e bashkëbisedimeve kurse trajnimet dhe kurset kanë sjellë fryte më vete.

Qendra kulturore publike e fëmijëve “LlambiBego” është një qendër që promovon artet, sportet dhe shkencën nëpërmjet aktiviteteve jashtëshkollore për fëmijët e qytetit të Fierit. Nëpërmjet këtyre aktiviteteve qendra ka si qëllim të ndihmojë fëmijët të krijojnë besimin në vetvete, të rrisin aftësitë e tyre sociale, të mësojnë aftësi sportive si dhe të përmirësojnë aftësitë e tyre të menaxhimit të kohës. Mes shumë ambicieve të tij kryebashkiaku Subashishikon ndërtimin e shumë fushave sportive në dobi të edukimit sportiv të rinjve fierakë.

Aktualisht potenciali i këtij brezi në bashkinë e Fierit është tepër i lartë duke u cilësuar si pjesë përbërëse e një pasurie me vlerë për të ardhmen e vendit tonë.

Një tjetër synim për të rinjtë fierakë është mundësia e çeljes së një universiteti në këtë qytet duke bërë kështu që të rinjtë të studiojnë pranë familjeve të tyre duke ulur kostot e arsimimit.