Vendimi i kryesisë së Partisë Socialiste i ka dhënë fund hamendësimeve nëse Qerim Ismailaj kryetari aktual i bashkisë së Mallakastrës do të vazhdonte apo jo më tej garën e tij për një mandat të dytë për të qenë sërish në krye të kësaj bashkie. Pavarësisht dyshimeve qëndrimet publike të kreu të Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla kanë qenë të qarta se do të ketë një tjetër konfirmim të rikandidim në krye të Bashkisë së Mallakastrës të Qerim Ismailaj. “Sa i përket rastit të kryebashkiakut të Mallakastrës nuk ka asnjë ndalim dhe ai do të jetë kandidati ynë”, kështu është shprehur pak ditë më parë në një deklaratë për mediat kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla.
Pas mbarimit të mbledhjes së kryesisë së PS, Balla ka pranuar rikonfirmimin e rikadidimit në krye të bashkisë së Mallakastrës të kryetarit aktual Qerim Ismalaj. Duke bërë një argument pse Ismailaj është votuar sërish për të vazhduar këtë garë Balla ka thënë mes të tjerave se mbështetja e kryesisë socialiste për figurën e kryetarit të Mallakastrës Qerim Simailai sipas tij vjen se që nga viti 2019 deri më sot shumë nga ndryshimet e mëdha në këtë bashki kanë emrin e tij.
Ndërkohë që në një postim zyrtar Qerim Ismailaj ka shprehur falënderimit dhe mirënjohjen për strukturat e Partisë Socialiste, kryesisë së PS, drejtuesit Politik të qarkut Fier z. Taulant Balla dhe në mënyrë të veçantë Kryetarit të PS z. Edi Rama për besimin për ta rikandiduar përsëri për bashkinë Mallakastër!
“Faleminderit strukturave të PS në Mallakastër si dhe të gjithë bashkëpunëtoreve të mi për punën, besimin dhe mirëkuptimin tonë përgjatë këtyre 4 viteve! Faleminderit Mallakastrës dhe të gjithë mallakastriotëve! Krenar për çfarë kemi arritur deri më sot dhe të përkushtuar maksimalisht për të vazhduar bashkërisht ndryshimin pozitiv në të gjithë territorin e bashkisë Mallakastër!” shkruan Simailaj duke shtuar se “Puna, vizioni dhe vullneti për t’i shërbyer çdo mallakastrioti do të jenë përsëri lajtmotivi i punës tonë për 4-vjeçarin e ardhshëm pas besimit që do të marrim nga zgjedhësit Mallakastriotë në zgjedhjet e 14 majit 2023.”
Tv kombi