Ballina Lajme Rezultatet paraprake, Milatoviç fiton zgjedhjet në Mal të Zi, Gjukanoviç humb thellë

Rezultatet paraprake, Milatoviç fiton zgjedhjet në Mal të Zi, Gjukanoviç humb thellë

1

Parashikimet e rezultateve zgjedhore në balotazhin presidencial në Malin e Zi duket se kanë nxjerrë fitues ekspertin e ekonomisë, Jakov Milatoviç, i cili duket se ka fituar balotazhin presidencial.

Ai, sipas rezultateve paraprake që ende nuk janë zyrtarizuar, ka mposhtur presidentin pro-perëndimor Milo Gjukanoviç.

Milatoviç mësohet se ka fituar rreth 60% të votave, ndërsa Gjukanoviç ka marrë rreth 40% të votave, sipas parashikimeve të bëra publike nga Qendra për Monitorimin dhe Kërkim. Rezultatet zyrtare nuk priten të shpallen përpara të hënës.

Rezultatet mund të ndryshojnë pak ndërsa numërimi i votave vazhdon, por hendeku midis të dy kandidatëve është shumë i madh gjë që vështirë se mund të çojë në ndryshime të mëdha të rezultatit.

Sipas rezultateve paraprake të Qendrës për Monitorim dhe Hulumtim, bazuar në 78,7 për qind të votave të numëruara, Milatoviç ka marrë 60,2 për qind të votave, ndërsa kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo Gjukanoviç 39,8 për qind.

Sipas të dhënave të CeMI, pjesëmarrja ishte 70.6 për qind. Qendra për Tranzicion Demokratik (CDT) njoftoi se, pas 76,3 % të votave të numëruara, Milatoviç ka marrë 56,9 për qind të votave dhe Gjukanoviç 43,1. Kdhnews

/rtsh.al/