Ballina Lajme Reshje dëbore dhe erë e fortë, disa fshatra në Librazhd dhe Prrenjas...

Reshje dëbore dhe erë e fortë, disa fshatra në Librazhd dhe Prrenjas mbeten pa energji

11

OSSH Elbasan ka reaguar për situatën e krijuar nga era dhe reshjet e dëborës në disa zona të Prrenjasit dhe Librazhdit.

Kushtet e vështira atmosferike me reshje dëbore dhe erë kanë sjellë dëmtime të rrjetit elektrik në zonën e verilindjes së Librazhdit e Prrenjas, sidomos në Stëblevë, Borovë, Rrajcë dhe Qafthanë.

Grupit operativ OSSH Librazhd janë në gadishmëri për eleminimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë elektrike edhe në zonat më të thella ku kanë hasur vështirësi për të aksesuar.