Ballina Lajme Rënia e lindjeve, efekte negative edhe në ekonomi

Rënia e lindjeve, efekte negative edhe në ekonomi

5

Niveli i lindjeve në shqipëri nga viti në vit ka pësuar rënie, por për ekspertët përveç efekteve negataive në shoqëri, numri i ulët i lindjeve po reflektohet edhe në ekonominë e vendit”, raporton gazetarja Erikleda Dorezi.

Eduart Gjokutaj, ekspert ekonomie në spektin ekonomik: Kemi një rënie të fuqisë punëtore, e cila shoqërohet edhe me shkurtime të vendeve të punës. Në spektin e konsumit, kemi prapë një rënie pasi ikja e konsumatorëve apo pakësimi i popullsisë nga norma e lindjeve ndikon në rënien e konsumit. Nga ana tjetër, kemi një ndikim direkt në buxhet, pasi sa më pak njerëz dhe fuqi punëtore të jenë, aq më pak taksa paguan.

Po ashtu, kjo sjell edhe plakjen e popullsisë, teksa mosha mesatare në vitin 2023 arriti në 38,8 vjec nga 38.2 që ishte një vit më parë.

“Me plakjen e popullsisë, e cila ka nevojë për më shumë qendra shëndetësore dhe presion social për buxhetin, dhe më pak shkolla se ka rënie të numrit të nxënësve dhe më pak investime në këto fusha.”

Për të frenuar plakjen e popullsisë, ekspertët rekomandojnë dy masa.

“Duhen politika fiskale për të stimuluar familjet dhe nënat dhe stimulohen shpenzimet e fëmijëve që janë një ndër faktorët ndikues te ekonomia për të mos patur ulje të lindjeve.”

Të dhënat e INSTAT tregojnë se vitin që shkoi, në vend kanë lindur 22,210 bebe, me një rënie vjetore 10%, krahasur me 2022. Rënia më e madhe kjo në 30 vitet e fundit. Veriu i vendit dhe zonat rurale duket se po e vuajnë më shumë këtë fenomen.

Tv Klan