Ballina Lajme Regjistrimi i PD-së në zgjedhjet vendore, nis mbledhja e KQZ-së

Regjistrimi i PD-së në zgjedhjet vendore, nis mbledhja e KQZ-së

1

Në KQZ ka nisur mbledhja, në të cilën pritet të diskutohet për regjistrimin e PD në zgjedhjet vendore të 14 majit. Kjo mbledhje vjen pasi KAS, një ditë më parë, i kërkoi të KQZ-së, që të merrte një vendim rreth kësaj çështje, pasi, si për “Rithemelimin” e PD-së ashtu edhe për PD e Alibeajt, nuk ka një vendim mbi të cilat, KAS do të shprehej, pas ankimimeve të bëra.    

Që në fillim të mbledhjes, përfaqësuesi ligjor i PD-së, Indrit Sefa, kërkoi nga komisioneri, Ilirjan Celibashi, që të shqyrtojë të vetme kërkesën e PD-së, si subjekt politik.

“Nëse legjitimoni kërkues të tjerë ky është problemai juaj. Kërkues është vetëm një dhe është PD. Në kërkesën e depozituar nga PD duhet të jetë vetëm një kërkues.”- tha Sefa duke shtuar se-  “çdo dokumentacion, do të jetë pjesë e dosjes që lidhet me këtë shqyrtim”.

Ndërsa kreu i KQZ-së, Celibashi, nënvizoi se komisioni po shqyrton kërkesën e PD-së për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor dhe vendimmarrja do jetë mbi këtë kërkesë.

Sefa ka sqaruar edhe përse Basha ekziston ende si kryetar i PD-së në Gjykatë, ndonëse ka dhënë dorëheqjen.

Sipas tij, Basha rezulton ende në regjistrin e partive, pavarësisht se ka dhënë dorëheqje, sepse, në bazë të ligjit, në PD nuk mund të depozitohet dorëheqja, por vetëm emërimi i kryetarit të ri.

“Për sa kohë nuk është zhvilluar ende një proces zgjedhor, është i pamundur regjistrimi i kryetarit të ri, pasi në regjistër nuk regjistrohet as zv.kryetari, por vetëm zgjedhja e kryetarit të ri”, tha Sefa.

Palët në KQZ duket se nuk janë mjaftuar vetëm argumenta tekniko-ligjorë. Kjo, sepse përfaqësuesi i PD-së, Sefa, akuzoi Celibashin se me mosveprimet e tij i ka shkaktuat një dëm të madh PD-së, pasi e ka çuar në pikën që mund të mos bëjë dot koalicione zgjedhore.

 “E keni trajtuar këtë formulim si një impenjim personal individi, ndërkohë që Kodi dhe vendimi i Komisioni Rregullator, shprehet qartë që është impenjim sipas funksionit, dhe angazhohet që partia nuk do të marrë pjesë në shitblerje të votës. Jemi të bindur që ajo është një detyrim si pasojë e funksionit dhe mund të delegohet. Ndaj interpretimi nuk lidhet me zbatueshmërinë e ligjit dhe si rrjedhojë kjo vendimmarrje dhe zgjatja e afateve ka sjellë një dëm për PD se jemi në limitet për bërjen e kërkesës së koalicioneve partiake. Afati i fundit është data 15 mars, ju ka dhënë juve një rol aktiv në zgjedhje, KAS shpreh qartë që afati që keni vendosur ju prej 48 orësh kishte mbaruar në orën 10:00 të orës 10:00, ju nuk keni marrë asnjë vendim për 100 orë. Ndaj veprimi dhe mos veprimet tuaja në kohë, i kanë shkaktuar PD një dëm, duke mos i dhënë mundësi që të marrim pjesë në koalicione.”- tha Sefa.