Në mbrëmjen e djeshme socialistët fierakëpërmbyllën fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 majit. Ishte një takim i cili edhe pse nën vesimin e shiut vazhdoi me atmosferën e tij tëbukur, ashtu si tashmë socialistët dinë tëshpërfaqin përmbushjen e vullnetit të tyre nëmbështetje të Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama.
Shiu është berqet pohoi Rama, shiu ështëbereqet theksoi Balla, shiu është berqet përsëriti Subashi, ashtu dhe Majlinda do tëmbetej në të njëjtën linjë, të gjithë kanëfokusuar vëmendjen te bereqeti i votave të sëmajtës në këto zgjedhje. Ajo që të binte në sy në takim se ishin bërë bashkë myzeqarët, mallkastriotët, çamët, kosovarët e të gjithë ata që kanë zgjedhur Myzeqenë dhe Fierin ta kenësi shtëpinë e tyre, sot e përjetë.
Ata u mblodhëm sërish në këtë shesh, që me ngjyrat e gëzimit dhe entuziazmit të fitores, i treguan me madhështi kryeministrit Edi Rama se Fieri do të vazhdojë të mbetet kryeqyteti i socialistëve, që nuk do të përkulet kurrë nëkauzën e tij të madhe, të evropianizimit tëjetës sonë të përbashkët. Të qenit bashkë vjen jo me sforco, por në mënyrë natyrale, pasi kanë qenë në mënyrë të vazhdueshme, jo vetëm përgjatë ditëve të fushatës elektorale, por në çdo ditë të vitit, për tetë vjet së bashku.
Është realitet që sot, Fieri është shndërruar nënjë qytet modern, që çdo ditë e më shumëofron surpriza sapo hedh hapat e para nërrugët e tij, jo vetëm si banor i tij që mund tëjesh, por edhe si vizitor.
Fieri ka çfarë t’u tregojë njerëzve. I mbledh tëgjithë së bashku në këtë shesh, që kurdoherëka për të shijuar tingujt dhe notat e gëzimit.
Iu tregon një lum Gjanica, që sot në mënyrëgraduale po shndërrohet në një pikë të re kënaqësie dhe më shumë akoma do tëshndërrohet pamja e tij.
Nuk ka më Gjanicë që kërcënonte jetët dhe bizneset, por një lum që do të shndërrohet me ujin e kristaltë ashtu si rrjedh nga burimi i tij, duke iu thënë ‘‘ndal’’ gjithë ndotjeve nga hidrokarburet apo çdo lloj tjetër.
Fieri i fton të gjithë të qetësohen, shijojnë njëbisedë, një kafe miqësore në mjediset shlodhëse të Parkut të Madh në zemër tëqytetit tonë, ku gjen të gjitha grupmoshat tëargëtohen dhe lumturohen.
Sot, Fieri është mikpritës, dinjitoz i çdoveprimtarie artistike, kulturore me një teatër galeri arti moderne dhe akoma më shumë do tëkrijojë hapësira të reja në sajë të zhvillimit tëpjesë lindore të lumit Gjanica duke u bërë njëpikë e rëndësishme e aktiviteteve sportive.
Në Fier nuk ka harresë për moshën e tretë pasi është e qartë që kush vlerëson nënën dhe babanë vlerëson të ardhmen e një kombi.
Dikur Fieri ishte qyteti i luleve. Kështu po i rikthehet ditë pas dite këtë emër. Ashtu si qytetarët fierakë kujdesen për kopshtet e tyre,ashtu dhe puna e bashkisë piketohet për tëpasur një dekor gjelbërimi dhe mushkëri tëforta natyre në çdo skaj të tij.
Nuk ka më re të zeza tymi mbi qytetin tonë qëna frikësojnë të çelin dritaret.
Në fjalën e tij kryebashkiaku ArmandoSubashi e ka bërë të qartë që misioni i madh e i vetëm është ndryshime e zhvillime çdo çast, çdo ditë, çdo muaj, çdo vit për të përmbushur synimet për një transport publik në çdo fshat të njësive administrative, të një ndriçim publik deri në shtëpinë e fundit, të lagjes së fshatit, me qendra të vitalizuar me dimensione shumëplanëshe. Ajo çfarë merr vlerësim ështërritja e numrit të banorëve të kësaj bashkie nga njëri vit në tjetrin duke hedhur poshtëpretendimin se Fieri po boshatiset. Po largohen banorët. Kanë mbetur shkretë rrugët, shtëpitë, tokat janë lënë djerrë.
Në fakt Fieri në vitin 2015 numëronte 195 mijë banorë e sot 215 mijë banorë.
Ky vend kurrë nuk do të njohë shpopullim,sepse çdo ditë e më shumë janë me qindra fierakët, që po kthejnë sytë nga vendlindja,duke lënë pas Greqinë, Italinë e çdo shtet ku kanë punuar dhe jetuar e po investojnëfuqishëm në biznese, bujqësi, blegtori. Kjo,sepse e kanë kuptuar se më mirë zot nështëpinë tënde, sesa hyzmeqar në derë tëbotës.
Sot ata nuk e gjejnë veten të braktisur, por tëmbështetur financiarisht nga qeveria, kryeministri Rama, duke bërë që fushat tona tëjeshilojnë nga të mbjellat, kodrat nga ullinjtë, me mijëra hektarë tokë me sera, mijëra tonëeksporte drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Emigrantët do të kenë zërin e tyre përfaqësues në këshillin bashkiak duke ndërtuar ura bashkëpunimi dhe kjo ndodh për herë të parë. Emigrantët do të jenë vlerë e shtuar në punën tonë dhe janë të mirëseardhur kurdoherë me projekte dhe ide konkrete.
Në objektivat e punës së Subashit në katër vitet e ardhshme është rritja e shkallës sëbashkëpunimit me fermerët për ngritjen e bizneseve të përbashkëta.
Bashkia e Fierit është e bekuar nga pikëpamja gjeografike, me një diversitet të madh nga kodra, fusha, lumi e zbritur drejt detit.
Me një vijë bregdetare të virgjër, me një gjatësi 27 kilometra, synimi është hartimi i një masterplan për të hapur një dritare të re për investime, rritjen e punësimit dhe për rritjen e të ardhurave të gjithë sektorit.
Këtë pasuri do ta mbështeten me zhvillimet në drejtim të infrastrukturës rrugore si riaktivizimi i rrugës së Semanit, investimet në drejtim të plazhit të Pish–Poros, por edhe më në brendësi të zonës së Myzeqesë si ajo e rrugës nga Manastiri i Ardenicës drejt Kishës së Libofshës dhe mandej drejt Manastirit të Shën Kozmait, si një itinerar shumë i rëndësishëm i turizmit kulturor dhe fetar.
E për të gjitha këto një tjerë investim do të shkojë paralelisht, projekti i 16 fshatrave të fushës për furnizimin me ujë të pijshëm përfshin tre njësi administrative të Levanit, Dermenasit dhe Topojën. Me vlerë vemdneja e Subashit ndaj të rinjve në politikat e katër viteve të ardhshme. Bashkë me kryeministrin është bërë një premtim që të shikohet mundësia e hapjes së një universiteti në Fier. Si çdo premtim që është dhënë dhe është mbajtur në Fier edhe ku premtim do të përmbushet duke bërë që shumë shpejt këta të rinj do të ketë universitetin e tyre. Por ambnicia e socialistëve kalon përtej 14 majit.
Rruga do të vazhdojë akoma dhe më tej me synimin e madh që Fieri të shkojë te dhjeta e artë e deputetëve në zgjedhjet e 2025, për të mbetur përjetë kryeqyteti i socialistëve. Tv Kombi