Ballina Lajme Reagon Kryeministri Albin Kurti ndaj tensioneve në kufi me Serbinë: Agresionit do...

Reagon Kryeministri Albin Kurti ndaj tensioneve në kufi me Serbinë: Agresionit do t’i përgjigjemi me gjithë fuqinë tonë!

2

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas situatës së krijuar së fundmi në veri të vendit.

Në një postim në Facebook, Kurti ka shkruar se ka tashmë disa ditë që Serbia kërcënon Kosovën me agresion dhe që presidenti Vuiç e kryeministrja Brnabiç kërkojnë vendosje të ushtrisë serbe në territorin e Kosovës.

Kurti sqaroi se Kosova do paqe, por se çdo agresioni do t’i përgjigjet me të gjithë fuqinë.