Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe. Vizita e tij do të jetë 3 ditore ku do të zhvillojë një sërë takimesh me krerët e lartë të shtetit. Në foks të takimeve do të jetë çështja e emigracionit, rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe inovacioni.
Kryeministri Rama do të takohet me homologun anglez Rishi Sunak, ku emigracioni i paligjshëm dhe forcimi i bashkëpunimit mes dy qeverive do të jetë pjesë e diskutimit të tyre.
Shqipëria dhe Britania kanë thelluar bashkëpunimet në tre fusha me interes të përbashkët që nga çështjet e sigurisë dhe punët e brendshme ku në foks është lufta kundër krimit të organizuar dhe emigracionit të paligjshëm, rritja ekonomike dhe investimet si dhe novacioni, rinia dhe arsimi.
Britania e Madhe është një partnere e Shqipërisë, ku ka mbështetur anëtarësimin e vendit tonë në NATO dhe BE por edhe ka kontribuar përmes programeve në forcimin e shtetit ligjor.