Ballina Lajme Rama vizitë në Abu Dabi, takon presidentin e Emirateve të Bashkuara.

Rama vizitë në Abu Dabi, takon presidentin e Emirateve të Bashkuara.

1

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në Abu Dabi ku do takohet me presidentin e Emirateve të Bashkuara Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan. Lajmin e ka bërë me dije vetë kryeministri Rama teksa ka publikuar në rrjetin social Facebook dhe pamje teksa ka zbritur nga avioni. Vizita e Kryeministrit Rama në Abu Dabi vjen fill pas vizitës që zhvilloi në Izrael ku u takua me kryeministrin izraelit Yair Lapid dhe presidentin Isaac Herzog.

Pas Izraelit, një gjysëm dite në Abu Dabi, për t’u takuar me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan”, shkruan Rama.

/rtsh.al/