Ballina Lajme Rama uron “8 Marsin” me risinë për nënat e papuna me tre...

Rama uron “8 Marsin” me risinë për nënat e papuna me tre e më shumë fëmijë

1

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një urim për festën e “8 Marsit” me anë të një postimi në “Facebook”.

“Gëzuar 8 Marsin” shkruan kryeministrin duke bërë me dije më pas edhe risinë që u mor pas Këshillimit Kombëtar për nënat e papuna me tre osë më shumë fëmijë.

Siç dihet shteti nga ky vit dhe në vijim do të paguajë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për këtë kategori.

Postimi i plotë:

MIRËMËNGJES

Gëzuar “8 Marsin” me risinë që këtë vit e në vijim nënave të papuna me tre e më shumë fëmijë, sigurimet shoqërore e shëndetësore u paguhen nga shteti pas Këshillimit Kombëtar, ku shumica dhanë pëlqimin e tyre për këtë risi r.t/abcnews.al