Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski kanë takuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, gjatë në samitit të Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Moldavi.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë presidenti ukrainas përmes një postimi në rrjetet sociale.
Zelensky thotë se i falenderoi të dy kryeministrat për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Ukrainës dhe vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.
“Në Moldavi, në margjinat e samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian, u takova me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski. Falënderova liderët për mbështetjen e vazhdueshme gjithëpërfshirëse të Ukrainës dhe ndihmën praktike në luftën kundër agresionit rus, veçanërisht për pranimin e vendeve të Ballkanit në të gjitha paketat e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë”, shkruan Zelensky në Tëitter.