Ballina Lajme Rama takohet me Xhaferin në Mynih: Bashkëbisedim vëllazëror mbi sfidat e përbashkëta

Rama takohet me Xhaferin në Mynih: Bashkëbisedim vëllazëror mbi sfidat e përbashkëta

5

Kryeministri Edi Rama është takuar me homologun e tij në Maqedoninë e Veriut, gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Në një postim në rrjetet sociale, Edi Rama shfaqet në krah të Xhaferrit, teksa shprehet se patën së bashku një një bashkëbisedimi vëllazëror mbi sfidat e përbashkëta dhe programit të dy samiteve të fundshkurtit në Tiranë, për Ukrainën si edhe për Planin e Ri Ekonomik Europian të Rritjes.

 

“Me mikun tim Talat Xhaferri, pas një bashkëbisedimi vëllazëror mbi sfidat e përbashkëta dhe programit të dy samiteve të fundshkurtit në Tiranë, për Ukrainën si edhe për Planin e Ri Ekonomik Europian të Rritjes”, shkruan Rama./albeu.com