Kryeministri, Edi Rama, ka zhvilluar një takim këtë të martë me deputetët në qarkun e Shkodrës. Përmes një postimi në Facebook, Rama zbulon se fokusi i takimit ishte për ecurinë e projekteve zhvillimore të këtij mandati qeverisës me Fondin Shqiptar të Zhvillimi.
Kreu i qeverisë ka publikuar pamje nga takimi ku pranë tij shfaqet deputeti, Agron Çela, i cili la Partinë e Lirisë për të kaluar te Partia Socialiste. Po ashtu në takim ishin të pranishëm ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh drejtuese politike e PS-së në qarkun e Shkodrës, Elisa Spiropali, ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali, kreu i FSHZH-së, Dritan Agolli, si edhe deputeti Benet Beci.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2F721536916008639&show_text=true&width=500
/rtsh.al/