Ballina Lajme Rama: Rritja e pagave do të përfshijë të gjithë administratën, do bëhet...

Rama: Rritja e pagave do të përfshijë të gjithë administratën, do bëhet sipas kategorive

2

I rrethuar nga punonjësit e Kryeministrisë, kryeministri Edi Rama zgjodhi që lajmin për rritjen e pagave për administratën ta jap nga godina që drejton prej vitesh.

Rama tha se rritja e pagës do të bëhet në dy hapa, ku një pjesë do të nis tani dhe pjesa tjetër do të përfshihet në buxhetin e vitit të ardhshëm.

“Rritja e pagave do të bëhet me dy hapa në harkun e një viti do fillojmë tani dhe pjesën tjetër do e shtojmë në buxhetin e vitit të ardhshëm. Për shkak të rritjes së pagës minimale, projektimet do të fillojnë nga lart poshtë. Rritja e pagave do të përfshijë të gjithë administratën dhe do të rritet sipas kategorive”, tha Rama.

Duke vlerësuar disa nga punonjësit që kanë mbi supe me dakada të tëra pune në Kryeministri, Rama tha se më në fund po marrin paga dinjitoze.

“U bënë kaq vite që punojmë së bashku dhe ju kontribuoni këtu me përkushtim dhe pa orar dhe keni merituar prej shumë kohësh, por mundësia për ta bërë të mundur u bë tani. Ju e dini që na është dashur të kapërcejmë dhe sa punë të bëjmë për të krijuar këtë bazë dhe tani është koha të bëjmë një rritje rrogash shumë domethënëse.

Për të pasur një ide, kam marrë këto disa raste konkrete ku disa punonjës janë legjenda të këtij institucioni me vite të shuma pune. Nëse për zonjat këtu u desh kohë e gjatë që të arrinin një pagë dinjitoze, për të rinjtë po punuat si këto do merrni më shumë, se di het që në fund të ditës për ju të rinjtë po punojmë”, tha Rama.

Gjithashtu me vendim qeveria është bërë edhe rritja e pagës minimal ku nga 1 prilli ajo do të jetë 40 mijë lekë. Një ditë më par vetë Rama tha se do të ketë edhe një rishikim të pagës mesatare ku të shkojë në 900 euro, por pa dhënë detaje të tjera.

/rtsh.al/