Ballina Lajme Rama publikon fotoalbumin nga takimi me Soder: Hapi perspektiva të reja bashkëpunimi...

Rama publikon fotoalbumin nga takimi me Soder: Hapi perspektiva të reja bashkëpunimi ekonomik e social

1

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotoalbumin nga takimi i djeshëm me Kryeministrin e Bavarisë, Markus Soder, për të cilin u shpreh se hapi perspektiva të reja bashkëpunimi ekonomik e social.

Mirëmëngjesi dhe me fotoalbumin e vizitës së djeshme të kryeministrit të Bavarisë, e cila hapi perspektiva të reja bashkëpunimi ekonomik e social, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

Në takimin që zhvilloi të hënën (13 shkurt) me Soder, Kreu i qeverisë deklaroi se Shqipëria e sheh Bavarinë si porta e Ballkanit Perëndimor për në Republikën Federale të Gjermanisë.

Në takim, Rama bëri me dije se u diskutua për thellimin e bashkëpunimit mes të dy vendeve, me theks tek ekonomia, duke marrë shkak se kryeministri bavarez shoqërohej në këtë takim jo vetëm nga disa pjesëtar të kabinetit, por edhe nga disa sipërmarrës gjermanë.

Po ashtu, Soder u nderua me Yllin e Madh të Mirënjohjes Publike për “Mbështetjen e veçantë të treguar ndaj Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor. Medaljen ia ka akorduar vetë kryeministri Edi Rama në pritjen e organizuar për nder të kryeministrit të Shtetit të Lirë të Bavarisë.

/rtsh.al/