Kryeministri Edi Rama u mikprit sot nga Kryeministrja e Republikës së Italisë Giorgia Meloni, në kuadër të vizitës së nivelit të lartë, që po zhvillon në Itali. Takimi kokë me kokë i Kryeministrit Rama dhe homologes italiane Meloni në Palazzo Chigi, u pasua nga një takim i përbashkët mes dy delegacioneve respektive.
Miqësia tradicionale Shqipëri – Itali dhe vullneti për të thelluar bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve, ku padiskutim ka një potencial të madh për të bërë shumë më tepër akoma, u rikonfirmua njëzëri edhe në këtë takim.
Forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve në fushën ekonomike, ishte një tjetër temë e diskutuar gjerësisht në takim, ku Italia si partnere strategjike e Shqipërisë, ka një rol tejet të rëndësishëm në këtë drejtim edhe përmes prezencës gjithnjë në rritje të sipërmarrjeve italiane në vendin tone.