Ballina Lajme Rama: Politikë e brendshme, Vuçiç nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç se...

Rama: Politikë e brendshme, Vuçiç nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç se të vijë në samit

1

Politikë të brendshme e ka cilësuar Kryeministri Rama deklaratën e Presidentit serb Vuçiç, se nuk do të jetë pjesë e samitit BE-Ballkani Perëndimor të martën e 6 Dhjetorit.  Në një komunikim online me gazetarët Rama tha se Vuçic do të jetë në samit sepse nuk ka asnjë rrugë tjetër, por nuk bëri të ditur nëse kishte patur një komunikim me të, mbi këtë argument.

“Për qëllime të politikës së tyre të brendshme. Serbia do të jetë në samit. Vuçiç nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç se të vijë në samit. E kundërta do të ishte katastrofë për të dhe për Serbinë” tha Rama.

Kryeministri pohoi se vetëm Kryeministri spanjoll nuk do të jetë në samit dhe përmes një letre të gjatë kishte njoftuar se kjo mungesë lidhet me faktit, që përkon me ditën e tyre të Kushtetutës./Opinion.al