Kryeministri Edi Rama duke ripostuar deklaratat e Përfaqësuesit të Bashkimit Europian, Joseph Borrell pas takimit të sotëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka ripërsëritur edhe njëherë kushtin kryesor: lirimin e 3 policëve shqiptarë nga Serbia!
I thotë se sapo ata të kthehen në shtëpi, duhet të marr jetë plani franko-gjerman për ti dhënë fund spirales së konflikteve në veri të Kosovës.
Postimi i Ramës:
Pa tre djemtë që largohen shëndoshë e mirë nga Serbia, nuk ka hapësirë për të bërë asnjë centimetër përparim të vërtetë! Sapo të kthehen në shtëpi, nevojitet një veprim i ri i fortë i Francës dhe Gjermanisë për të ndaluar këtë spirale absurditeti! Por së pari, lironi 3 policët.