Ballina Lajme Rama: Nuk financojmë studentët e mjekësisë për sistemin shëndetësor gjerman

Rama: Nuk financojmë studentët e mjekësisë për sistemin shëndetësor gjerman

1

Kryeministri, Edi Rama, mbajti fjalën e tij, këtë të hënë në Kongresin e parë të Shëndetësisë të mbajtur nga Ministria e Shëndetësisë.

Kreu i qeverisë u ndal sërish te fenomeni i largimit të mjekëve në Gjermani.

Rama tha se studenti i mjekësisë paguan 1/16-ën e kostos reale të studimeve ndërsa pjesën e tjetër sipas tij e paguan shteti shqiptar. Kryeministri, më tej nënvizoi se shteti shqiptar nuk financon studimet për sistemin shëndetësor gjerman dhe se ky problem duhet të adresohet.

“Sot 1 student i mjekësisë paguan 1 të 16-ën e ksotos reale. Shteti dhe taksapaguesit nuk e bëjnë këtë që ditën që mbarojnë studimet dhe marrin diplomën e mjekut, ata të cilët financohen nga ky buxhet, të ikin dhe të shërbejnë në Gjermani.

Shteti shqiptar nuk financon studimet për sistemin shëndetësor gjerman. Ky është një problem që shumë vende e kanë adresuar dhe ne ka ardhur koha ta adresojmë.

Nga ana tjketër është aspekti i edukimit, nuk mjafton të kesh kryer një shkollë dhe të kesh përmbushur detyrimet në aspektin teorik për t’u konsideruar një mjek, por duhet dhe p

Jo thjesht praktika e përditshme profesionale, por dhe ajo praktikë që farkëton njeriun dhe misionarin. Në këtë aspekt ka vend për reflektim përpara dhënies së diplomës. Pas kësaj vjen punësimi sipas meritës”, tha Rama.