Nga Mallakastra kryeministri Edi Rama u kërkoi qytetarëve që të fokusohen në eksportimin e vajit të ullirit dhe zhvillimin e agro-turizmit, pasi kjo zonë ka një potencial të madh në këtë drejtim dhe se mund të sjellin të ardhura mjaft të mëdha për zonën.
Rama tha se banorët nuk duhet të “lejojnë që t’u ikin paratë nga duart” por të hapin agro-turizime në shtëpitë dhe oborret e tyre me pak investim në mënyrë që turistë që vijën për të parë qytetin antik në zonë, ta mendojnë edhe për të fjetur dhe ndenjur qoftë dhe një natë.
Gjithashtu foks mjaft i madh ishte edhe tek prodhimi i vajit të ullirit, ku Rama u kërkoi që të bashkëpunimin me bashkinë që të mund të certifikonin dhe standardizonin prodhimin e vajit të ullirit në mënyrë që të rriten eksportet e tij.
“Duhen vënë në dispozicion fonde dhe linjat e komunikimit që të kthehen në një forcë zhvillimore në këtë vend që të rrisë ekonominë dhe te kthejë Mallakastrën në një shëmbëlltyrë të zhvillimit të kësaj industrie përpunimi të vajit të ullirit. Për këtë duhet të bashkoheni ku secili vjen me madhësinë e vetë dhe sipas saj merr edhe të ardhurat. Nuk mundet dot të krijojmë vlerë të shtuar nëse nuk synojmë eksportin e vajit të ullirit, nuk mund të bazohemi vetëm te tregu i brendshëm. Për këtë duhen standarde dhe certifikim , vaji i ullirit është një fushë që ka konkurrencë dhe një problematike të veçantë dhe për këtë arsye do ju luteshe të shikojmë nga e ardhmja bashkërisht. Është bashkia që të ndihmojë njerëzit të angazhohen dhe më pas ne si qeveri t’ju mbështesim që kjo industri që është e sapo lindur të marr forcë dhe të bëhet një industri që sjell këtu të ardhura të konsiderueshme. Këtu edhe agro-turizmi duhet të marrë një fuqi shumë të madhe, sot këtu kemi vetëm një shembull, por mund të kemi shumë më shume se kaq. Të kesh atë pasuri të trashëguar që është qytetin atik aty dhe të mos e shfrytëzosh për ti mbajtur këtu të paktën një natë ata që vijnë të shohin qytetin antik është të lësh të të ikin paratë”, tha Rama.