Ballina Lajme Politike Rama nga Durrësi: Dy hije të së kaluarës kërkojnë të na kthejnë...

Rama nga Durrësi: Dy hije të së kaluarës kërkojnë të na kthejnë mbrapa. Le të vazhdojmë të ecim vetëm përpara

1

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh nga Durrësi ku ka deklaruar se për të bërë këtë qytet dhe Shqipërinë, ashtu si duhet, me drejtues të aftë dhe njerëz të përkushtuar, duhet të votojnë kandidaten socialiste Emiriana Sako.

Rama deklaron se dy hijet e së kaluarës, duke iu referuar dyshes Meta-Berisha, kërkojnë t’i kthejnë qytetarët pas. Por kjo, sipas tij, nuk duhet të ndodhë më, dhe përmirësimi i shërbimeve dhe ndërtimi i infrastrukturave moderne, është e mundur vetëm me PS.

“Shqipëria po ecën përpara, bashkitë po ecin përpara. Çdo ditë e më pranë Europës, çdo ditë me njerëzit e për njerëzit.

Duke ndërtuar një infrastrukturë moderne, dhe përmirësuar vijimësisht shërbimet.

Për ta bërë Durrësin dhe Shqipërinë që duam ne na duhen drejtues të aftë, njerëz të përkushtuar si Emiriana Sako, ndërkohë që, dy hije të së kaluarës me maskat e tyre në çdo bashki kërkojnë të na kthejnë mbrapa.

Le të vazhdojmë të ecim vetëm përpara në çdo qytet dhe në të gjithë Shqipërinë. Kurrë më mbrapa”, tha Rama.

Ndërsa kandidatja e PS për Durrësin, Emiriana Sako ka renditur disa nga projektet e qeverisë në këtë qytet.

Ajo tha se puna e qeverisë për të ardhmen e Durrësit, po flet gjithnjë e më qartë.

“Këtu në Durrës, bashkë me Edi Ramën, po ndërtojmë portin e ri turistik, portin e ri tregtar, hekurudhën e re si dhe shëtitoren e shumëpritur të plazhit e plot të tjera.

Qyteti po pastrohet çdo ditë e më mirë. Puna jonë për të ardhmen e Durrësit po flet përditë e më qartë”, tha ajo.

/rtsh.al/