Ballina Lajme Rama: Nënshkruhet marrëveshja për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Bullgarisë

Rama: Nënshkruhet marrëveshja për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Bullgarisë

1

Nënshkruhet marrëveshja për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Bullgarisë. Lajmi është dhënë nga kryeministri Rama në një status në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

“Shqipëria shënon një tjetër sukses në njohjen e sigurimeve shoqërore për shtetasit shqiptarë jashtë vendit. Marrëveshja rregullon sigurimin e shtetasve të Bullgarisë dhe Shqipërisë kur punojnë në të dy vendet, garanton të drejtat e tyre të sigurimit, pagesës së përfitimeve në rast sëmundjesh ose aksidentesh në profesion, si edhe kushtet për dhënien e llojeve të ndryshme të pensioneve.”-shkruan Rama.