Ballina Lajme Rama: Nënave të papuna me 3 apo më shumë fëmijë do t’u...

Rama: Nënave të papuna me 3 apo më shumë fëmijë do t’u paguhen sigurimet për 5 vite

3

Të gjitha nënat e papuna që kanë 3 apo më shumë fëmijë do t’u paguhen sigurimet shëndetësore dhe shoqërore nga shteti për 5 vitet e para të fëmijës. Kjo politikë e re mbështetje ka hyrë në fuqi nga 1 janari 2023 dhe do të jetë e vlefshme për të gjitha nënat që kanë 3 fëmijë dhe më shumë, nën 18-vjeç.

Kryeministri Edi Rama njofton se për të përfituar nga kjo skemë mbështetëse nënat duhet të aplikojnë në “e-albania” duke shpjeguar përmes një video edhe mënyrën e aplikimit.

“Mirëmëngjesi dhe me lajmin e mirë se prej 1 janarit nënat me tre e më shumë fëmijë, duke aplikuar në e-Albania, do të përfitojnë nga politika e re e mbështetjes për nënat e papuna me fëmijë nën 18-vjeç, të cilave do t’i garantohen sigurimet shëndetësore dhe shoqërore nga shteti për 5 vitet e para të fëmijës, ju uroj një javë të mbarë. Gëzuar”, shkruan kryeministri Rama.

Ky vendim u morr nga Këshilli i Ministrave në tetor të 2022, ku kjo nismë do të vlejë për nënat me mbi tre fëmijë duke u njohur si vite pune kujdesin e fëmijës në 5 vitet e para të jetës, me kusht është që të ardhurat mujore familjare të mos kalojnë vlerën 100 mijë lekë.