Deri në vitin 2025, paga minimale do të rritet në 45 mijë lekë. Është ky premtimit që ka bërë sot (13 mars), kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të strategjive për zhvillimin e Tiranës. Kreu i qeverisë garantoi se kjo rritje do të vijë gradualisht, për tu konkretizuar në fund të muajit prill të vitit 2023, ndërsa rikujtoi se në fund të muajit prill të këtij viti, paga minimale do të shkojë në 40 mijë lekë.
“Kemi vendosur që në vitin 2025, kur objektivi i programeve elektorale të gjitha partive politike në Shqipëri, ka qenë 38 mijë lekë, të jetë 45 mijë lekë. Brenda dy viteve, në fund të prillit të 25-ës, të gjithë ata që marrin pagë minimale, do e marrin pagë 45 mijë lekë.
Kjo do të thotë që tani në javët, muajt në vijim do kemi rritje të përgjithshme për të garantuar që paga mesatare nuk qëndron aty ku është se duhet mbajtur një balancë mes mesatares dhe maksimales. Po shqyrtojmë pagat që do rriten”, premtoi Kryeministri.
/rtsh.al/