Ballina Lajme Rama në Lushnje: Vota e qytetarëve sfidë e madhe, të rrisim përulësinë...

Rama në Lushnje: Vota e qytetarëve sfidë e madhe, të rrisim përulësinë ndaj njerëzve!

2

Kryeministri socialist Edi Rama e konsideroi fitoren e PS në zgjedhjet lokale të 14 majit si një sfidë të madhe të qytearëve për PS. Duke folur nga Lushnja në kuadrin e turit të takimeve falënderuese pas zgjedhjeve, zoti Rama tha se “Kjo është një sfidë dhe besim i madh që njerëzit na kanë dhënë”. “Ajo që ne duhet të bëjmë është të rrisim përulësinë ndaj njerëzve, në çdo komunikim dhe derë ku ata trokasin për ne, sepse në fund të ditës njerëzit meritojnë respekt, meritojnë të trajtohen të barabartë”, tha zoti Rama.

Duke ju referuar ngjarjeve të fundit, arrestimit të një zyrtareje të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë për korrupsion, kryeministri u ka bërë thirrje anëtarëve të PS të mos demoralizohen nga ndonjë “dru i shtrembër” brenda partisë siç u shpreh ai. Sipas tij, arrestimi i një zyrtari të lartë nuk kishte ndodhur asnjëherë në 500 vite Shqipëri. “Që drejtësia të bëjë drejtësi duke u sjellë ashpër me të fuqishmit, jo me të pafuqishmit, kjo s’ka ndodhur kurrë në historinë e këtij vendi, që kur është folur për “arbërit”. E di që ka shumë gjëra që nuk shkojnë edhe me drejtësinë e re. E di që ka gjëra që do donim të shkonin ndryshe, por mos harroni, që çfarë ka ndodhur sot s’ka ndodhur kurrë më herët” tha kreu i PS dhe kryeministri Rama.

/ rtsh.al /