Ballina Lajme Rama: Në buxhetin e vitit të ardhshëm 400 milionë euro janë parashikuar...

Rama: Në buxhetin e vitit të ardhshëm 400 milionë euro janë parashikuar për rritje pagash

10

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij të mabjtur në Asamblenë e Zgjeruar të PS në durrës, theksoi se muajin e ardhshëm socialistët në Kongres do të përballen me një panoramë të situatës së përgjithshme ekonomike dhe politike.

Ai theksoi rritjen e shifrave të turizmit, ndërsa u shpreh se deri në vitin 2030 Shqipëria synon të arrijë shifrën e 20 milionë turistëve në vit.

Rama u shpreh se buxheti për vitin e ardhshëm ka 400 milionë euro të dedikuara për rritjen e pagave në sektorin publik, ku sipas tij në mes të vitit 2024 rroga mesatare do të jetë 900 euro.