Ballina Lajme Rama nderon me Yllin e Madh të Mirënjohjes Publike Kryeministrin e Shtetit...

Rama nderon me Yllin e Madh të Mirënjohjes Publike Kryeministrin e Shtetit të Lirë të Bavarisë

1

Gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, kryeministri i Shtetit të Lirë të Bavarisë Markus Soder është nderuar me Yllin e Madh të Mirënjohjes Publike për “Mbështetjen e veçantë të treguar ndaj Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.

Medaljen ia ka akorduar vetë kryeministri Edi Rama në pritjen e organizuar për nder të kryeministrit të Shtetit të Lirë të Bavarisë, Markus Soder.

Në videon e publikuar nga vetë kreu i qeverisë në rrjetin e tij social Facebook, Edi Rama ka shpjeguar edhe motivin e dhënies së medaljes.

Për “Mbështetjen e veçantë të treguar ndaj Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.  duke mos kursyer asnjë përpjekje për të konsoliduar proceset integruese; për kontributin dhe përkushtimin në forcimin e marrëdhënieve ekonomike e tregtare mes Bavarisë e Shqipërisë”, është shprehur Rama.