Parku Kombëtar i Prespës, një thesar natyror në lindje të Shqipërisë, është kthyer vitet e fundit në një destinacion ekoturistik. Ai ofron një eksperiencë të pazakontë për turistët dhe udhëtarët që zgjedhin ta vizitojnë.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje, ku të pasionuarit pas sporteve ujore e frekuentojnë atë në këto ditë shkurti.
Rama tha se me energjinë e sporteve natyrore Parku Kombëtar i Prespës është destinacioni perfekt për një fundjavë ekomiqësore,
arku Kombëtar i Prespës është një nga parqet natyrorë më të mëdhenj të Shqipërisë, me një sipërfaqe prej 27.500 ha. Ky park është një kombinim i veçantë i shkëmbinjve të lartë, fushave të gjelbra e ujërave të kaltër të liqeneve të Prespës.