Aksi rrugor Korçë-Ersekë pritet të përfundojë në qershor të këtij viti.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, teksa ka ndarë edhe pamje nga punimet që po zhvillohen.
Rama e konsideron këtë aks rrugor, një vepër madhore për qarkullimin e automjeteve dhe turizmin.
“Mirëmëngjes me një nga kantierët më të rëndësishëm të momentit, aksin rrugor Korçë-Ersekë, një vepër madhore për qarkullimin e automjeteve dhe turizmin, që ditë pas dite po merr formë për të qenë gati në qershor të këtij viti, ju uroj një të diel të bukur”, shkroi kreu i qeverisë në Facebook.