Ballina Lajme Politike Rama mban fjalën në Asamblenë e OKB: Raporti i Dick Marty, dështim!...

Rama mban fjalën në Asamblenë e OKB: Raporti i Dick Marty, dështim! Pranoni kërkesën për një raport të ri 

1


Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku është ndalur edhe në raportin e Dick Marty. Rama i kërkoi Asamblesë së OKB që të pranojë kërkesën e Shqipërisë për raport të ri dhe të rivendoset besueshmëria e UÇK.

“Në 2011, u soll raporti i Dick Marty ku akuzohej ushtria e Kosovës për trafikimin e organeve, duhet të ishte paguar si tregimtar, por jo si raportues i Këshillit të Europës. Jo vetëm që shumë i besuan, po u shndërruan në faktorë kyç për ngritjen e dhomave të specializuara dhe u bë një nga rastet më të rënda të manifesti kundër pavarësisë së Kosovës. Asnjë grimë prove apo treguesi nuk u gjet askund në Kosovë dhe asnjë vend tjetër, e megjithatë, dhomat e specializuara kanë arrestuar pa padi Hashim Thacin, ai priti një vit në burgim deri sa u akuzua zyrtarisht, imagjinojeni njëherë, presidenti juaj, që merret nga zyra çohet në një vend të tretë që mbahet i ndaluar për një vit të tërë pa asnjë akuzë zyrtare, as edhe një fjalë e vetme e aktakuzës nuk ka të bëjë me raportin e Këshillit të Europës, për krimin e pretenduar të trafikimit, një fantazi e tërë, dështim monumental në nivel ndërkombëtar, njollosje e një vendi. Ne mendojmë që Asambleja do të pranojë kërkesën e Shqipërisë për të pasur një raport vijues, ndërkohë që dëmi është bërë dhe të ndihmojë të rivendosë besueshmërinë e një organizatë kaq të rëndësishme”, tha Rama.