Ballina Lajme Rama-Kurtit: Nëse refuzon marrëveshjen që ke në tavolinë, një tjetër jo e...

Rama-Kurtit: Nëse refuzon marrëveshjen që ke në tavolinë, një tjetër jo e favorshme të pret

0

Edi Rama: Banda kriminale ka çdo shtet i botës dhe nuk ka asnjë kompromis, por po flas për kërcënime të natyrë tjetër. Bashkisia euroatlantike është e vendosur që ta mbështesë çmontimin e tyre. I ka identifikuar dhe i ka verifikuar. Identitetet e atyre që kanë marrë pjesë në akte të dhunshme. Patjetër që i kanë dhënë qeverisë së Kosovës mandatin që të veprojnë, por ka një problem. Në dukje shumë të vogël, por që është bërë i madh. Bashkësia ka thënë që të fillojmë me këto hapa dhe pastaj vazhdojmë. Pastaj mund të vazhdojë lufta për kriminelat. Kur ata që janë plagosur drejtpërdrejtë të thonë se të gjithë duhet të vihen para përgjegjësisë, por hapi i parë është ky. Interesi i Kosovës është sa më shumë qetësi, për të marrë marrëveshjen që të çon në njohje. Nëse refuzon marrëveshjen në tavolinë, një tjetër që nuk është e favorshme të pret. Nëse kujtesa nuk më ka lënë, fqinjëve tanë të mirë, Maqedonisë së Veriut i propozuan që emri të mos ishte i njëjti brenda me jashtë. Nuk e pranuan.