Ballina Lajme Politike Rama kritikon Sunakun: Sjellja e Britanisë ndaj shqiptarëve, mjerane dhe e ulët

Rama kritikon Sunakun: Sjellja e Britanisë ndaj shqiptarëve, mjerane dhe e ulët

0

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka kritikuar homologun e tij, Rishi Sunak për sjelljen e qeverisë britanike mbi emigrantët shqiptarë që hyjnë me gomone në Britaninë e Madhe.

Rama e ka akuzuar qeverinë britanike se e ka shndërruar në një dramë të vazhdueshme situatën me emigrantët shqiptarë, teksa këta të fundit sipas kryeministrit, përbëjnë vetëm dy për qind të të gjithë emigrantëve që hyjnë përmes Kanalit anglez për në Britani.

Komentet e kryeministrit shqiptar vijnë në një kohë kur homologu i tij, pritet të mbajë një fjalim mbi planin dhe rezultatet që ka dhënë në ndalimin e shqiptarëve që tentojnë të hyjnë me gomone në Britaninë e Madhe.

Sunak pritet të përmendë në fjalimin e tij rënien e numrit të shqiptarëve që hyjnë në Angli si dëshmi e qëndrimit të ashpër ndaj dëbimeve të emigrantëve të paligjshëm.

Numri i shqiptarëve është ulur në rreth rreth 30 për qind, në një ose dy përqind në katër muajt e parë të këtij viti.

Megjithatë, Rama e ka cilësuar këtë qëndrim të qeverisë britanike si formë propagande dhe kjo tregon sipas tij, vetëm shijen e hidhur, dhe se Britania po luan në një mënyrë mjerane për përfitime politike.

Qeveria britanike nuk mund të shkëputet nga propaganda. Është shije e hidhur dhe një mënyrë mjerane duke dramatizuar situatën për përfitime politike. Më pak se dy për qind e totalit të emigrantëve që hyjnë në Britaninë e Madhe janë nga Shqipëria dhe fakti që vijohet të flitet akoma për shqiptarët, është një gjë mjaft e ulët” , është shprehur Rama.

Kryeministri shqiptar nuk ka ngurruar të kritikojë edhe ministrat britanikë kur ata janë shprehur kundër shqiptarëve. Ai ka kuzuar më parë Sekretaren e Brendshme, Suella Braverman, duke i cilësuar qëndrimet e saj si të “të turpshme” për stigmatizimin e shqiptarëve.

Rama i bëri këto komente ndaj saj, kur Braverman theksoi se ata që tentojnë të hyjnë me gomone për në Britaninë e Madhe nuk janë veçse “kriminelë shqiptarë” dhe ajo që kryejnë është vepër penale.

Mijëra shqiptarë janë vendosur në shënjestrën e oficerëve të zbatimit të imigracionit të “Home Office” për t’u dëbuar nga Britania e Madhe.

Një ekip prej 400 punonjësish është ngritur për të gjurmuar numrin prej 17 mijë kërkesash për azil të shqiptarëve, shumica e të cilave pritet të rezultojnë me dëbimin e tyre.

Ministrat britanikë besojnë se qasja e re aktive dhe marrëveshjet me Shqipërinë për deportimet do të prekë emigrantët që vijnë nga shteti ballkanik, transemton “The Telegraph”

Arsyeja që ne po kthejmë shqiptarët është që në radhë të parë të pengojmë dhe dekurajojmë personat që duan të vijnë këtu dhe kjo po jep rezultat”, tha ministri britanik për imigracionit, Robert Jenrick.